Pamje nga ndeshja Kosova-Malta - Foto: Atdhe Mulla

Kalon në epërsi Kosova me supergolin e Rashicës

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në epërsi në ndeshjen me Ishujt Faroe.

Milot Rashica ka shënuar një supergol në minutën ‘9, pas asistimit nga Ardian Dallku.

Kjo është loja e dytë në mes të Kosovës dhe Ishujve Faroe, e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë, më 10 shtator, e ka fituar kombëtarja jonë me rezultat 2 me 0.