Zeneli: Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Kosovë është shumë e përhapur

Alban Zeneli, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Kosovë është shumë e përhapur.

Sipas tij, shoqëria kosovare është e papërgatitur për këtë nivel të komunikimit.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka përmendur dy çështje kryesore që sipas tij kanë ndikuar në këtë lloj gjuhe.

“1. Nëse vërtet shoqëria kosovare ka qenë kaq e dhunshme apo 2. Interneti e ka bërë kaq të dhunshme. Ky është diskutimi teorik që bëhet në nivel jo veç të vendit për sa i përket internetit dhe mediave sociale” – ka thënë Zeneli.

Profesori i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë ka thënë gjithashtu se për ta zgjidhur këtë çështje, Ministria e Arsimit duhet ta bëjë obligative lëndën e medias.