Yll Rugova tregon si i lindi ideja për organizimin e ‘Manifestës’ në Prishtinë

Bienalja Nomade Evropiane “Manifesta” këtë verë mbahet në Prishtinë.

Ideatori dhe kontribuuesi kryesor që kjo bienale të mbahet në Prishtinë është Yll Rugova.

Gjatë emisionit “Kallxo Përnime”, Rugova tha se ideja për organizmin e kësaj bienaleje në Kosovë i kishte lindur gjatë pjesëmarrjes së tij në “Manifestën” e Palermos.

“Aplikimi për organizimin e ‘Manifestës’ është bërë gjatë kohës sa ai isha drejtor për Kulturë në Komunën e Prishtinës, më 2018”, tha ai.