Vjedhja e votave - sfidë për zgjedhjet e prillit në veri të vendit

Dy ditë para takimit të Ohrit, në emisionin “Kallxo Përnime”, u diskutua edhe për vjedhjen e votave në zgjedhje në veri të vendit.

Aleksandar Jabllanoviq, politikan nga Leposaviqi, ka folur për disa raste ku ai e di që janë kapur duke vjedhur vota.

“Ja p.sh. Adrijana Hoxhiq nga Lista Serbe është zënë… po, dhe janë kapur të tjerë. Adrijana Hoxhiq ka fituar 1 mijë e 700 vota në komunën e Leposaviqit, ku nuk ka më shumë se 200 boshnjakë. Unë mund të shprehem lirshëm e të them se ajo, me regji të Listës Serbe, duke qenë si përkatëse e komunitetit boshnjak, ka tentuar të vjedhë mandate të cilat ishin të destinuara për boshnjakët në Kuvendin e Kosovë” – ka thënë Jabllanoviq.

Ai ka bërë thirrje që këto veprime të dënohen.

“Nëse institucionet të akuzojnë se ke vjedhur dy apo tre mandate të kuvendit komunal, t’i anulojnë votat e fituara, dhe reagimi institucional përfundon me kaq. Kjo na bën me dije se problemi nuk është vetëm te Lista Serbe, por se në sistem ka një boshllëk të cilin herë e shfrytëzon Lista Serba herë partitë e tjera”, ka shtuar më tej ai.