Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Valbona Dermaku: QKMF nuk ka psikolog

Valbona Dermaku, pediatre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka thënë se kjo qendër nuk ka psikolog.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ajo potencoi se kur kanë nevojë, këto raste i referojnë në Klinikën e psikologjisë së fëmijëve.

“QKMF nuk ka psikolog, në rastet kur kemi pacientë me këtë nevojë, i referojmë në Klinikën e psikologjisë së fëmijëve. Klinika e fëmijëve ka pasur një repart për fëmijët me COVID-19”, ka thënë Dermaku.

Dermaku tutje potencoi se vazhdimisht është munduar të mos nxisë panikë te fëmijët e prekur me COVID-19 dhe në nevojë për psikolog.

“Jam munduar të mos nxis panik te fëmija që ka pasur nevojë për psikolog, kemi vërejtur frikë edhe te prindërit pasi në periudhën e izolimit virusi ishte shumë i panjohur”, shtoi Dermaku.