
Ujësjellësi në Mitrovicën e Veriut ende nën menaxhimin e ndërmarrjes serbe
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se ujësjellësi në këtë komunë funksionon ende me sistem paralel.
Gjatë debatit në “Jeta në Komunë”, Atiq tha se ujësjellësi ende menaxhohet nga ndërmarrja “Vodovodi” i Serbisë.
“Ujësjellësi i Komunës së Veriut ende është me sistem paralel, nuk është hy në sistem të Kosovës. Normal mu më kish konvenu me marr prej ditës së parë nën kontroll, nën udhëheqje mirëpo për shkak të gjendjes politike jena ku jena. As nuk paguhet uji e as nuk e kemi në menaxhim ndërmarrjen. Ndërmarrja që e menaxhon ujësjellësin quhet “Vodovod”- theksoi kryetari.
Ndërsa zëvëndëskryesuesi i Kuvendit Komunal, Skender Sadiku, gjatë debatit në “Jeta në Komunë”, tha se gypat e dëmtuara nuk po i sanon askush e projekti i ujësjellësit sipas tij është zvarritur për tre vite.
“Është një projekt i cili është zvarritur nuk e di pse, qe tri vite ka kalu buxhet pas buxheti i cili tangon tri komuna, komunën veriore dhe atë jugore. Gypet janë të dëmtume në komunën tonë. Po flasim për projektin e ujësjellësit në të cilin është edhe Zveçani. Projekti është qe tri vite, të hollat janë të ndame, s’di ku ka stopu”- tha Sadiku.
“Ujësjellësi i Komunës së Veriut ende është me sistem paralel, nuk është hy në sistem të Kosovës. Normal mu më kish konvenu me marr prej ditës së parë nën kontroll, nën udhëheqje mirëpo për shkak të gjendjes politike jena ku jena. As nuk paguhet uji e as nuk e kemi në menaxhim ndërmarrjen. Ndërmarrja që e menaxhon ujësjellësin quhet “Vodovod”- theksoi kryetari.
Ujësjellësi ende po funksionon me sistem paralel, edhe pse Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se, më 30.08.2024, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të vetëqeverisjes lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Jeta Xharra sfidon Atiqin duke i thënë se “Xhelali e Elberti po thonë që i kanë mbyll strukturat paralele”.
“Ma merr menja që e dijnë. Është pyetje që duheni me iu drejtu atyre. Tash unë si kryetar i komunës, unë po të kallxoj për pasojat të cilat i kam si ekzekutiv”- u kundërpërgjigj Atiq.
Kryetari shtoi se kanë bashkëpunim shumë të mirë me Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” e cila operon në jug mirëpo iu ka dal në ndihmë Komunës së Veriut kur ka qenë e nevojshme.