Shkaqet e vërshimeve në Kosovë - LIVE

Sonte në “Kallxo Përnime” po transmetohet emisioni për shkaqet e vërshimeve në Kosovë.

Pse po përballemi me vërshimet?

Si janë realizuar projektet për ndërtimin e rrugëve, zgjerimin dhe pastrimin e lumenjve?

Kush duhet t’i rrënojë objektet e ndërtuara në afërsi të shtretërve të lumenjve?

A menaxhohen si duhet paratë e dedikuara për emergjenca e pastrim të lumenjve?

A e ka secila komunë planin konkret për reagim në skenarë të ndryshëm të emergjencave të mundshme?

Për këtë temë diskutojnë: kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gazetarja hulumtuese e KALLXO.com, Xheneta Murtezaj, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, hidrologu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Bashkim Kastrati, eksperti i ujërave, Avdi Gjonbalaj dhe Guxim Rrudhani, ekspert i gjeomekanikës në Fakultetin e Ndërtimtarisë.