Zvecan, protestuesit sulmojne gazetarin 31.05.2023

Rreth 20 raste të sulmeve ndaj gazetarëve të raportuara në Polici në 10 ditët e fundit

Kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka thënë se ky institucion është duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar për sulmet ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se sfidë për ta është fakti që këta persona shumica kanë pasur maska.

“Vështirësi primare për identifikimin e këtyre personave është fakti se këta persona janë të maskuar” – ka thënë Ujkani.

Ai ka shtuar se janë tre prokurorë në Prokurorinë e Mitrovicës që po merren me rastet e sulmeve ndaj gazetarëve.

Ujkani ka folur edhe për sulmin ndaj dy të rinjve në Mitrovicën e Veriut.

“Jemi duke mbledhur dëshmi dhe identifikimin e kryerësve të sulmit, ku deri tani janë ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin e këtyre sulmuesve” – tha tutje Ujkani.

Ndryshe, dy të riinj u sulmuan në fillim të këtij muaji në Mitrovicën e Veriut nga persona ende të paidentifikuar e të cilët kishin edhe maska.

Qytetarët e sulmuar në Mitrovicën e Veriut janë nga Podujeva