Rrëfimi i gazetares që u përball me protestuesit e dhunshëm

Fetije Kamberi, gazetare e televizionit Tëvë 1, ka thënë se Policia ende nuk i ka njoftuar lidhur me hetimet rreth veturës së djegur në veri gjatë protestave të 10 ditëve të fundit.

Ajo në “Kallxo Përnime” ka shtuar se vetura fillimisht ka qenë vetëm e demoluar pastaj protestuesit ia kanë vënë flakën.

“Redaksia e televizionit nuk ka marrë ndonjë informatë as nga Policia, as nga Prokuroria lidhur me këtë rast. As për rastet e tjera që kemi pasur edhe provokime, ku kam xhirime nga live ku dëgjohen protestuesit duke na sharë, ka pasur provokime të ndryshme” – ka thënë Kamberi.

Ajo tutje ka treguar edhe rastin kur proterstuesit kanë tentuar që ta pengojnë gjatë raportimit me arsyetimin se ‘janë media të pushtetit”.

“Në gjuhën serbe na thoshin ju jeni media të pushtetit, faleminderit që po raportoni për pushtetin, e gjithë kjo u bë vetëm sa për të na tensionuar e për të mos raportuar” – tha tutje Kamberi.

Ndryshe shumë vetura të mediave janë dëmtuar gjatë 10 ditëve të fundit në protestat në veri të vendit të cilat po vazhdojnë.

https://kallxo.com/lajm/digjet-vetura-e-ekipit-te-teve-1-ne-zubin-potok/