Rrëfimi i Demë Elezajt për problemet me sigurinë e pistës së Aeroportit të Prishtinës

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet rrëfimi i Demë Elezajt, inxhinierit të ndriçimit i fushës ajrore që punon në Aeroportin e Prishtinës prej vitit 2002, i cili e kishte humbur punën pasi që kishte ngritur problemin e sigurisë në pistën e Aeroportit.

Sipas tij, problemi me pistë rrezikon operimin e aeroplanëve dhe lejon mundësinë e ndonjë aksidenti.

Pse Autoriteti i Aviacionit Civil e ka certifikuar Aeroportin e Prishtinës ende pa u kryer punimet e zgjatjes së pistës dhe aparaturës përcjellëse?

Pse kemi Aeroport që në teori është i certifikuar në kategorinë e lartë CATIII e operon në CAT1 për shkak të moskompletimit të punimeve dhe mungesës së mjeteve meteorologjike që do të duhej të ishin të instaluar deri tash?

Si mbrohen “Limak”-u, Autoriteti i Aviacionit e Ministria për njërën prej investimeve ma të mëdha infrastrukturore që i ka bërë taksapaguesi kosovar, projektin 33 milionë eurosh të quajtur “Zgjerimi i Pistës” ?