Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rifadije Sopi-Krasniqi: Prindërit kanë pasur barrën më të madhe në kohën e izolimit

Rifadije Sopi Krasniqi nga Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka thënë se gjatë kësaj kohe të pandemisë, barrën me të madhe e kanë pasur prindërit.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ajo tha se disa prej tyre kanë pasur probleme me platformat dixhitale.

“Barrën më të madhe në kohën e izolimit e kanë pasur prindërit, pasi një pjesë nuk kanë pasur njohuri për platforma të ndryshme për mësim”, tha ajo.

Ajo tutje shtoi se fëmijët janë bërë shumë më të varur në mjete teknologjike, të cilat sipas saj, kanë ndikuar për keq.

Te sjellja janë vërejtur më së shumti ndryshime, varësi në teknologji, ekspozim i tepërt në rrjete sociale e media që kanë ndikuar negativisht te fëmijët.

Ajo po ashtu theksoi se në shumicën e familjeve mungon vetëdija për rolin e psikologut, por duke mos lënë anash edhe kushtet ekonomike për të marr trajtim të tillë.