Rashiti: Kosova i ka bindur ndërkombëtarët që s’ka Asociacion pa marrëveshje finale

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Kërkimor për Politikat në Ballkan (BPRG), ka thënë se politika kosovare e ka bërë një gjë të mirë në dialogun me Serbinë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” Rashiti ka shtuar se Kosova ua ka bërë me dije ndërkombëtarëve që s’ka implementim të Asociacionit pa marrëveshje finale me Serbinë.

“Pajtimi ndërkombëtar është që Asociacioni bëhet me këtë marrëveshje, pra me një marrëveshje finale” – ka thënë Naim Rashiti.

Rashiti ka shtuar që nuk po kërkohet të implementohet Asociacioni por vetëm të fillohet me procesin.