Pse vajzat në Kosovë heqin dorë nga trashëgimia në pronën e familjes?

Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, në emisionin “Kallxo Përnime”, ku sonte po diskutohet për qasjen e grave në prona, ka thënë se gratë dhe vajzat duhet të jenë në dijeni kur atyre u shkelet e drejta në pronë dhe të lajmërojnë rastet e diskriminimit.

Një prej faktorëve pengues sipas Gusisë është edhe lëshimi i aktit të vdekjes, i cili nuk lëshohet gjithmonë në mënyrën më adekuate.

Lëshimi i aktit të vdekjes do të lehtësonte shumë përcjelljen e gjithë linjës së trashëgimisë familjare.

“Ndodh që në aktin e vdekjes të mos figurojnë trashëgimtaret vajza, ndonjëherë ndodh në mënyrë të qëllimshme, ku familja fshehurazi do ta largojë nga trashëgimia por ndonjëherë edhe vetë vajzat heqin dorë nga trashëgimia” – ka thënë Gusia.