Pse duhet një prokuror të ketë pagën më të lartë se një mjek?

Këshilli Prokurorial i Kosovës insiston se Ligji për pagat e sektorit publik është është kundërkushtetues.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Kallxo Përnime”, kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, ka thënë se kanë shpresuar që pagat do të rriten për sistemin e drejtësisë e jo e kundërta.

Maloku ka thënë se përkundër propozimeve që i kanë bërë Qeverisë për Ligjin e ri të pagave, këto të fundit le që nuk janë marrë parasysh, por as nuk i ka kontaktuar askush nga Qeveria për të gjetur ndonjë zgjidhje lidhur me këtë kundërshtim.

Por pse duhet që një prokuror të paguhet më shumë se një mjek?

“Nuk kemi kërkuar që të krahasohemi me asnjë sektor tjetër pos po kërkojmë atë që na takon me ligj. Ne mendojmë që fatkeqësisht ky ligj është kundërkushtetues” – tha ai.