Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Programi i AKR-së në Prizren për menaxhim të pandemisë

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Afrim Tejeci në DebatPernime ka thënë se në program i kanë disa shtylla për menaxhim të pandemisë.

“Në programin tonë është se në shtëptë e shëndetit të respektohet orari punës. Në situatë të pandemisë të ipet një fushatë me e gjerë në implementim. Të jenë të gatshëm duke nisur nga programet në grupe të vogla si të eliminohen vështrësitë që kanë kapluar gjithë globin. Këtë do ta bëjmë në disa shtylla. Ndër shtyllat, së pari infrastruktuart në shtëpi të shëndetit, pastaj secili duke filluar me shpërndarjen e pacientëve te mjekët, mos të jetë vetëm një mjek me i pas 200-300 pacientë”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.