Përgjigjja e "Limak" dhe AACK lidhur me pretendimet e inxhinerit se punimet në pistë të Aeroportit nuk u bënë si duhet

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” thotë se çështjet e ngritura nga inxhinieri Demë Elezaj kanë qenë duke u trajtuar nga Departamenti i Sigurisë.

“Gjetjet tanimë ishin zgjidhur dhe ishin duke u adresuar prej Departamentit të Sigurisë, e tjerat janë totalisht falls dhe pjellë e imagjinatës së Zotit Elezaj si hakmarrje kur ia kemi suspenduar kontratën”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas tyre, nuk ka çarje në pjesën e pistës dhe mirëmbajtja e saj po vazhdon.

“S’ka çarje në pjesën e zgjatjes së pistës. Disa çarje janë pjesë e pistës ekzistuese dhe mirëmbajtja e tyre po vazhdon. Kjo është totalisht irelevante në Projektin e Zgjatjes së Pistës”.

Lidhur me raportin e Autoritetit te Aviacionit, kompania “Limak” tha: “Ne ju kemi përgjigjur atij raporti, AACK ka ardhur prapë të na auditojë dhe na ka pranuar që të gjitha ato çështje janë në një vijë me standardet e kërkuara”.

Kurse, në pyetjet se pse Aeroporti në praktikë nuk po operon në kategorinë në të cilën është i akredituar të operojë, pra CAT-3B, “Limak” tha se kjo erdhi për shkak të vonesave në projekt në vitin 2020.

“Për shkak të vonesave në projekt në 2020 të disa zyrtarëve që kanë qenë përgjegjës në atë kohë, mjetet meteorologjike janë vonuar si dhe censorët e mjeteve ekzituese meteorologjike (AwOS) janë vonuar (kjo nuk është në përgjegjësi tonën, dhe për këtë arsye , madje edhe pista dhe mjetet tjera nuk janë gati, pista nuk ka mund të përdoret madje as në Categorinë II. Kjo nuk lidhet direkt me projektin”.

Raporti Final i Inxhinierit të Pavarur të punuar nga Mbikqyrësit e Kontratës të zgjatjes së pistës: Peter Bonello, Skender Rugova dhe Dejan Manevski i cili thotë pikërisht në pikën 10 që Sistemi Meteorologjik (AWOS) instalimi i tij, lidhjet dhe testimi jane pjesë e kontratës që LIMAK është dashur ta kryejë. Në këto pytje shtesë LIMAK dekalaroi si ne vijim:

“Sistemi i RI i AWOS është përgjegjësi e jona nën projektin “Zgjatja e Pistës” por për shkak të pengesave nga zyrtarët në të kaluarën, të gjitha palët e dinë që ky sistem meteorologjik do të vonohej. Ne kemi pasur sistem meteorologjik (sepse s’ka aeroport pa sistem meteorologjik,  po ai sistem ështe përgjegjësi e ASHNA-së”.

“Për më shumë, edhe pa Sistem të ri Meteorologjik (AWOS), kategoria e pistës mund të ngritet dhe të përdoret si CAT II dhe CAT IIIB, derisa të kryhen punë tjera. Në atë kohë, njëri nga censorët e sistemit të tanishëm AWOS ka dështuar. Për këtë arsye, as CAT IIIB e as kategoritë e mëparshme të pistës, që është CAT II, nuk janë përdorur. Të gjithë palët e përfshira në aviacion janë informuar për këtë situatë”, thone nga “Limak”.

Projekti  “Zgjerimi i Pistës” së Aeroportit i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 33 milionë euro.

Kurse, Autoriteti i Aviacionit Civil tha se “Limak” e ka merituar certifikimin që e ka marrë.

“Me procesin e finalizimit të projektit të zgjatjes së pistës nga 2,500 në 3,040 metra bashkë me infrastrukturën përcjellëse, operatori i aerodromit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka dorëzuar me 23.09.2021 aplikacionin zyrtar për Certifikim të Aerodromit, përkatësisht ndryshimin e certifikatës ekzistuese e cila do të përfshijë infrastrukturën e re dhe pajisjet përcjellëse. Pas vlerësimit preliminar, me 24.09.2021 i janë dërguar operatorit listat e përditësuara kontrolluese për themelimin e bazës së certifikimit (CB) dhe bazës së operimit (OB), duke i bëre me dije operatorit se nga lëshimi fillestar i certifikatës, ka një numër kërkesash të reja/të ndryshuara (të theksuara brenda listave kontrolluese)”, thonë nga AACK.

Lidhur me certifikimin e aeroportit të Prishtinës AACK mendon që LIMAK e ka merituar certifikimin që e ka marrë”.

Kurse, per certifikimin e pistës pa u kompletuar projekti dhe rrezikun që mund të vinte më pas, AACK thotë se nuk ka pasur probleme sigurie që do çonte në tërheqje të certifikatës.

Sipas tyre, gjendja aktuale në pistë nuk paraqet problem serioz.

“Nuk ka patur probleme të sigurisë të atij niveli që do të kërkonte tërhjeqjen e certifikatës. Operatori i aeroportit ka ndërmarrë veprimet korrigjuese të menjëhershme në përputhje me kërkesat rregullatore, lidhur me sigurinë në pistë. Sipas inspektimeve të fundit, gjendja e sigurisë në pistë nuk paraqet problem serioz të sigurisë.  Masat tjera korrektuese afatgjate të kërkuara nga AAC, operatori është zotuar se do t’i përmbushë brenda një afati të dakorduar.”