Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Performanca e komunave - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati mbi performancën e komunave të Kosovës.

Si performuan komunat?

Pse dështuan komunat e mëdha?

Ku do të shkojnë grantet e fituara?

Për këto dhe tema të tjera debatohet me Smajl Latifin, kryetar i Komunës së Rahovecit, Sadri Rrmokun nga Instituti Kosovar për qeverisje lokale, Islam Latifin, kryesues i Forumit të koordinatorëve të performancës dhe Diellor Gashin nga Ministria e Pushtetit Lokal.