Qyteti i Ferizajt, FOTO KALLXO

Nga sonte #KallxoPernime nis serinë e debateve për ndërtimet pa kritere - PROMO

#KallxoPernime sonte nis serinë e debateve për planifikimin urban të komunave tona.

A është planifikimi urban i qyteteve tona në përputhje me standardet evropiane se sa kate duhet të jetë një ndërtesë kundrejt hapësirës gjelbëruese që duhet rreth asaj ndërtese, vendeve për parkim, trotuarit, ndriçimit, shkollat, kopshtet që nevojiten për jetë dinjitoze dhe të shëndetshme në atë lagje.

Debati i parë për problemet me urbanizmin në komunat tona nis me Komunën e Ferizajt.

Në debatin e sotëm do të diskutohet se si është e mundur që në qytetet tona, ende po kemi betonizim e ndërtime të larta, pa kritere, që e ngulfasin jetën e qytetarit.

Të ftuar në debat janë:

Flutura Zymi, Qytetarët Aktiv

Zana Sokoli – Arkitekt në UN-HABITAT

Lulzim Aliu- Drejtor i Urbanizmit në Ferizaj

Enver Haliti – Deputet