Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ndikimi i pandemisë së COVID-19 te fëmijët dhe mbrojtja e shëndetit mendor - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për mbrojtjen e shëndetit mendor të fëmijëve gjatë pandemisë së COVID-19.

Si ka ndikuar pandemia te fëmijët?

A ka lënë pasoja mbyllja e tërësishme?

Si duhet të veprojnë institucionet për të dalë nga kjo gjendje?

Si ndikon ndëshkimi trupor te fëmijët?

A ka hezitim për vaksinim të fëmijëve?

Të ftuar për diskutim të kësaj teme janë: Arian Musliu, psikolog i specializuar i fëmijëve, Rifadije Sopi Krasniqi, sekretare e kryesise së Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Vlera Dani, aktiviste për të drejtat e fëmijëve nga koalicioni ROR, Valbona Dermaku, pediatre dhe në Zoom bashkëngjitet Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve në Kosovë.