Llozani: Protestuesit serbë në veri funksionojnë në mënyrë të organizuar

Liridon Llozani, gazetar i RTV Dukagjini, i cili ka raportuar për protestat në veri, ka thënë se ka identifikuar persona të njëjtë të cilët kanë qenë të pranishëm në protesta në qytete të ndryshme.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime”  tha se këta persona edhe i përcjellin ekipet e gazetarëve.

“Ne dyshojmë që këta persona janë pjesëtarë të MUP-it serb, të njëjtit na xhirojnë me telefon, na fotografojnë, na përcjellin kudo që shkojmë ne. Nuk është që na cenojnë lëvizjen megjithatë ata e kryejnë punën që po besoj jo për institucionet e Kosovës por për dikë tjetër. Ne i njohim një numër të tyre dhe e dimë që ata i informojnë të tjerët se ku ndodhemi ne fizikisht” – tha Llozani.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës duhet të tregohet më efektive lidhur me identifikimin e personave të cilët i kanë sulmuar gazetarët.

“Nuk i kemi identifikuar me emër e mbiemër por e dimë që funksionojnë si strukturë e organizuar, pasiqë lëvizjet e tyre janë shumë të koordinuara” – tha tutje Llozani

https://kallxo.com/lajm/reagimi-i-policise-per-sulmin-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq/