LIVE - Intervistë me Shaip Kamberin dhe Transporti në 'Ballkanin e Hapur'

Sonte në pjesën e parë të emisionit ‘Kallxo Përnime’ po transmetohet intervista me politikanin shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi.

Ai do flasë lidhur me përsëritjen e procesit zgjedhor për herë të katërt në Tërnoc të komunës së Bujanovcit, të drejtat e shqiptarëve në Serbi, Ballkanin e Hapur dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, në pjesën e dytë tranmetohet debati për transportin në ‘Ballkanin e hapur’.

– Çka do të ndodh me rrugën Deçan – Plavë?

– Çka do të ndodh me rrugën Pejë – Rozhajë?

– Çka nënkupton modernizimi i linjave hekurudhore?

– A është duke punu Serbia me bo autostradë prej Mendares për në Nish apo ka me bo zgjerim të rrugës?

Emisioni transmetohet nga ora 23:00 në RTV Dukagjini dhe në Facebook të KALLXO.com.