Kryetarët e Mamushës dhe Shtërpcës përballë Jeta Xharrës - VIDEO

Në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës janë kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

Cilat premtime i mbajti e cilat jo kryetari i Mamushës?

Pse nuk u ndërtua ujësjellësi në këtë komunë?

Çfarë ndodhi me premtimin për ndërtimin e çerdhes publike?

Çfarë thotë Dalibor Jevtiq për qeverisjen në Shtërpcë?

Pse Shtërpca ka probleme me ujësjellës?

Çfarë thotë kryetar i Shtërpcës për bashkëpunim më Qeverinë Kurti?

Në pjesën e tretë të emisionit transmetohet reportazhi për punën e “Heronjve të Komunitetit”

Më shumë se 120 qytetarë nga 6 komuna të Kosovës kanë mbikëqyrur punimet e 11 projekteve.

Përmes nismës së Auditimit Social qytetarët ndikuan në përmirësimin e projekteve.

www.kallxo.com