Ilustrim// FSK - Ushtrimi Fushor Europe-Defender 21 Foto: KALLXO.COM

Java e FSK-së: Ushtrimi 'Kodra e Shulanit' në ‘Defender Europe – 21' - LIVE

Sonte në KALLXO.com dhe RTV Dukagjini po transmetohet emisioni #KallxoForca, episodi “Kodra e Shulanit” në kuadër të ushtrimeve fushore të “Defender Europe 21”.

Ky është episodi i tretë i serisë së dytë të emisioneve #KallxoForca i cili ka mbuluar “Europe Defender 21”, ushtrim fushor i ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive të tjera aleate.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK-ja, e që janë dëshmuar gatishmëritë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në në vazhdimësi ka përcjellë aktivitetet e pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes një serie të emisioneve do t’i sjellë ekskluzivisht pamjet dhe detajet nga terreni.

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përmbyllur me sukses misionin e saj në stërvitjen “Defender Europe 2021”, në të cilën ishin pjesëmarrës 27 shtete me 28 mijë ushtarë. Demonstrimi i aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vlerësuar lartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i kanë paraprirë stërvitjes.

Objektivat kryesore të ushtrimit “Defender Europe 2021” për Kosovë kanë qenë: Ngritja e ndërvepruueshmërisë, rritja dhe zhvillimi i ndërveprueshmërisë me aleatët, validimi i kapaciteteve të para të këmbësorisë duke e realizuar ushtrimin fushor ku janë ushtruar detyrat sulmuese, stabilitetit dhe mbrojtëse, rritja e ndërveprueshmërisë në aspektin e inteligjencës dhe marrëdhënieve civile ushtarake përmes pjesëmarrjes së pjesëtarëve.

“Ushtrimi Defender 21” ketë vit shtrihet në rajonin e Ballkanit perëndimor, regjionin e Detit të Zi dhe Baltikut. Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim mori pjesë me 330 pjesëtarë duke përfshirë: HICON (kontrolla e lartë), Audiencën primare dhe Audiencën sekondare. Audiencë primare nga FSK do të jetë Kompania A e Regjimentit të parë të Këmbësorisë.

Seria “Java e FSK-së”, do të zgjasë nga 25 korriku deri më 28 korrik.