Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Java e FSK-së – ‘Defender Europe – 21 - ‘DISLOKIMI’

Në episodin e parë “Dislokimi”, i serisë së dytë të emisioneve Kallxo FORCA, që ka mbuluar Ushtrimin Fushor “Defender Europe 21”, i cili është ushtrim vjetor i shkallës së gjerë që drejtohet nga Ushtria e SHBA për Evropë dhe Afrikë shfaqet dita e zbarkimit nga kazermat në kampin fushor në Devë.

Ndërkaq, në episodet e ardhshme, mund t’i ndiqni aksionet konkrete, duke parë kështu në praktikë se si duket dhe si vepron FSK-ja në kushte dhe rrethana kur duhet të koordinohet me ShBA-në, me NATO-n dhe shtetet tjera mike për të parandaluar ndërhyrjen e ndonjë shteti tjetër.

“Europe Defender” është ushtrimi më i madh ku ka marrë pjesë Kosova dhe FSK, duke dëshmuar gatishmërinë dhe kapacitetet e saj ushtarake.

KALLXO.com në bashkëpunim me FSK-në, në vazhdimësi ka përcjellë aktivitetet e pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes një serie të emisioneve do t’i sjellë ekskluzivisht pamjet dhe detajet nga terreni.

Ushtrimi “Defender 21” këtë vit shtrihet në rajonin e Ballkanit perëndimor, regjionin e Detit të Zi dhe Baltikut.

Në ushtrimin “Defender 21” marrin pjesë 27 vende me 28,000 ushtarë.

Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë ushtrim ka marrë pjesë me 330 pjesëtarë duke përfshirë: HICON, Audiencën primare dhe Audiencën sekondare.

Audiencë primare nga FSK është Kompania A e Regjimentit të parë të Këmbësorisë.

Seria “Java e FSK-së”, do të zgjasë nga 25 korriku deri më 28 korrik.