Intervistë me Jehona Lushakun - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet rrëfimi i Jehona Lushakut, një personi civil që qëndroi e ngujuar në një banesë në qendër të Prishtinës gjatë gjithë kohës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.

Çfarë incizoi me kamerë atëherë 19-vjeçarja?

Në emision transmetohen xhirime ekskluzive amatore të hyrjes së trupave ruse në Prishtinë më 12 qershor 1999.

Si i përjetoi Lushaku pamjet, që edhe i xhiroi, si lirimin e të burgosurve të burgut të Lipjanit, shpërnguljen e serbëve nga Prishtina, djegien e dokumenteve pranë shtabit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë?

Çka do të ndodhë me ditarin që Lushaku e shkroi gjatë luftës për të dokumentuar përvojën e saj dhe të familjes së vet?