Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hashim Rexhepi: Mungesa e bordit të BQK-së - dëm jashtëzakonisht i madh

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, ka thënë se mungesa e bordit në BQK është një dëm jashtëzakonisht i madh.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” deklaroi se fakti që BQK është autoriteti më i lartë në ekonominë e Kosovës, është e pakuptueshme si ka ardhur në këtë gjendje.

“Fakti që BQK është pa bord funksional paraqet një dëm jashtëzakonisht te madh, marrë parasysh rolin që ka në ekonominë e Kosovës dhe stabilitetin financiar. Bordi i BQK-së është autoriteti më i lartë qeverisës, prandaj për mua është e pakuptueshme se si ka ardhur në këtë gjendje BQK”, ka thënë Rexhepi.

Ish-guvernatori tutje potencoi se mungesa e bordit që nga muaji maj i vitit 2020 është sinjal jo i mirë për institucionet që mbikqyrë.

“Të gjitha politikat dhe procedurat si buxheti, auditori i jashtëm, janë kompetencë e bordit të BQK-së. Prandaj, ëshë sinjal jo i mirë për institucionet që mbikëqyrë BQK-ja, kurse, në aspektin funksional mendoj se funksionon, por është puna e llogaridhënies në raport me themeluesin, në këtë rast Kuvendin e Kosovës, i cili është i hendikepuar pasi nuk i ka personat që do mbikqyrin punën e BQK-së”, shtoi tutje ai.

Banka Qendrore e Kosovës me bord jo-funksional që nga viti 2020

www.kallxo.com