Gazetari i BBC-së: Më ka lënë përshtypje të fuqishme se si nxënësve u tregohet se memoriali në Prekaz simbolizon qëndrueshmërinë shqiptare e jo viktimizimin
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me korrespondentin e BBC-së, i cili raportoi gjatë luftës në Kosovë, David Loyn.
Loyn gjatë intervistës ka theksuar se raportimi nga Kosova ka qenë më rëndësinë më të madhe në tërë karrierën e tij duke pasur parasysh ndikimin e lajmeve te liderët ndërkombëtarë.
Loyn ka qëndruar në Kosovë për herë të parë që nga përfundimi i luftës më 1999.
“Ka qenë pjesë unike e jetës sime dhe jam shumë i kënaqur që jam përsëri këtu”- tha ai.
Ai ka rrëfyer përshtypjet e tij mbi mënyrën se si nxënësve, vizitorë të kompleksit memorial në Prekaz, u tregohet simbolika e kompleksit.
“Më ka lënë përshtypje të fuqishme mënyra se si Kosova po e kujton historinë. Memoriali i ri në Prekaz është shumë prekës megjithëse ndërtesat e dëmtuara kanë nevojë për ruajtje. Më ka lënë shumë përshtypje të fuqishme si autobusët plot fëmijë shkollorë vizitonin memorialin. Atyre u tregohet se tema këtu është pathyeshmëria e kulturës shqiptare dhe jo viktimizimi por natyra e qëndrueshmërisë shqiptare”- shprehet ai.
“Ajo që më impresionoi atëherë dhe tani është guximi i njerëzve, guximi i mjekëve të cilët ishin të pushuar nga puna disa vite më parë dhe punonin pa pagesë. Punonin për pak diçka që u jepte Kryqi i Kuq”- vazhdon ai gjatë intervistës.
Si korrespondent i BBC-së, Loyn fitoi çmimin e Gazetarit të Vitit nga Shoqëria Mbretërore e Televizionit për raportimin e tij gjatë luftës në Kosovës në vitin 1998.