Erden Atiq: Xhamia e Ibrit do të ndërtohet, nuk e kemi vënë në dyshime asnjëherë
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka premtuar ndërtimin e Xhamis së Ibrit, Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe çerdhes, gjatë mandatit të tij.
Gjatë debatit “Jeta në Komunë’, Atiq tha se në lidhje me ndërtimin e xhamisë është takuar me kryetarin e Bashkësisë Islame.
“Ne kemi pasur takim me kryetarin e Bashkësisë Islame , po normal që ka me u ndërtu, ajo nuk e kena qitë në dyshim asnjëherë”- tha ai.
“Unë qëndroj mbrapa asaj që shkolla,Qendra e Mjekësisë Familjare dhe çerdhja kanë me u ndërtu. Po më vjen keq, u kërkoj falje prej gjithë qytetarëve se nuk kam mujtë për një vit e gjysmë me ndërtu mirëpo i kemi edhe 11 muaj, një vit i kena, këto kanë me u bo”- premtoi kryetari.
Për ndërtimin e shkollës së premtuar në Komunën e Mitrovicës së Veriut, kryetari Atiq ka thënë se do të bashkëpunojnë më Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicën e Jugut.
“Jena taku me kolektivin e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe me Drejtoreshën e Arsimit. Vendimin për lokacion më së lehti unë e kisha pasë me vendos vetë, por unë kam pasë qef me i taku ata e me i dëgju idetë e tyre edhe normal të qytetarëve të cilët kanë me i çu nxënsat, për shkak se me bo në një lokacion të papërshtatshëm. Na nuk kena as transport publik por as buxhet ku munum me shpallë tenderin për ndonjë kompani private ku aplikon dhe i bartë nxënsat me autobusë”- përfundoi ai.