Drejtori i komunitetit të Transportit thotë se kanë në fokus modernizimin e hekurudhave në Ballkan

Matej Zakonjsek, drejtor i komunitetit të Transportit thotë se prioritet i tyre është integrimi i plotë të tregut të transportit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ai në emisionin ‘Kallxo Përnime’ tha se janë duke i mbështetur të gjithë partnerët për zbatim të legjislacionit të BE-së që ka të bëjë me transportin.

“Ne kemi një prioritet shumë të qartë dhe ky prioritet është integrimi i plotë i tregut të transportit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Këtë integrimin jemi duke e arritur me anë të dy rrugëve paralele: në një anë jemi duke i mbështetur të gjithë partnerët rajonalë këtu për t’i miratuar dhe zbatuar të gjitha legjislacionet e BE-së që kanë të bëjnë me transportin”, ka thënë ai.

Sipas tij, komiteti i Transportit ndihmon në përgatitje të projekteve që lidhin rajonin e Ballkanit me BE-në.

“Ne jemi edhe duke mbështetur projektet specifike që e lidhin rajonin mes vete dhe me BE-ne, ne u ndihmojmë në përgatitje të projekteve”, shtoi tutje ai.

Zakonjsek potencoi se fokusi aktual është në modernizim të  hekurudhave.

“Fokusi aktual është në drejtim të modernizmit të sistemeve hekurudhore, që do jetë edhe fokus i rajonit për 5-10 vitet e ardhshme. Po ashtu lidhja e  rajonit përmes hekurudhave, linjave rrugore e ajrore”, shtoi tutje ai.