Debat - Krimet Seksuale

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” do të diskutohet për mos-dënimin e krimeve seksuale nga gjykatat e Kosovës.

Sipas të dhënave, më pak se 10 për qind e atyre që denoncohen për dhunim e krime seksuale shkojnë në burg.

– Përse ka vonesa në trajtim të këtyre lëndëve nga gjykatat?

– Pse jemi në situatë kur shteti liron me qindra persona me akuza të këtij lloji?

– Cilat janë arsyet që kemi arritur në situatë ku krimet seksuale janë të pandëshkuara?

Për të debatuar lidhur me këtë temë, në panelin diskutues marrin pjesë: Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, Lumturije Buqeta, prokurore nga Prokuroria Themelore e Pejës, Femie Gashi-Bytyqi, avokate dhe Kastriot Berisha nga BIRN.