![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/12/Erden-Atiq-720x405.jpg)
Çka punoi për një vjet e gjysmë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq?
Përgjatë një viti e gjysmë deri sa është në pushtet, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq krenohet me investimet në infrastrukturë rrugore, ndriqim publik e regtrutim të stafit.
Mes të tjerash, Atiq potencon si investim edhe renovimin e objektit të kësaj komune.
“Projekte të infrastrukturës rrugore, shumica janë në Lagjen e Boshnjakëve për shkak se është me hapësirë lagje më e madhe. E kemi në proces një tender për shkak se më herët ka dështu jo për faj tonin. Tenderi rreth 750 000 mijë euro; është shtrimi i rrugës në lagjen “Kodra e Minatorëve”, është procesi i tenderimit, në momentin që përfundon, do të përfundojë edhe ai projekt. Në hymje veç e keni pa katin përdhesë komplet jemi duke i renovu muret, me një stil më modern”- tha ai.
Në tre minutshin e rezervuar për t’i treguar investimet më të cilat krenohet me to, i pari i Mitrovicës së Veriut justifikohet se ka pasur mungesë të stafit për shkak të dorëheqjeve sipas tij nga qeverisja e kaluar.
“Prej punëve të tjera që i kemi kry janë ndriqimi i rrugëve, dikun mbi rreth 95% e rrugëve janë të ndriquara në komunë. Sfidë shumë e madhë ka qenë regrutimi i stafit pasi siç e dini kur e kemi marr pushtetin për shkak të dorëheqjeve jemi ballafaqu me një problem, nuk kemi mujt me i kry shërbimet për shkak se nuk kemi pasur staf. Nëse nuk gaboj diku mbi 50 zyrtarë prej që unë e kam marr qeverisjen, janë pranu më shumë në komunën tonë. Mbi 50% të gjinisë femërore”- u shpreh kryetari.
Arsimi e shëndetësia në këtë pjesë janë nën menaxhimin e Serbisë, sipas planit të Ahtisarit.
Sipas buxhetit në “letër” të kësaj komune, investimi më i madh është në shkolla dhe mjete shkollore.
Atiq thotë se ky është një “bllokim” me të cilën përballet komuna e tij.
“Sa i përket buxhetit e kemi ende një hendikep shumë të madh për shkak se buxhetin vjetor që e kena 6.3 milion, diku 50% të këtij buxheti e kemi të bllokum për shkak se janë të destinum për shëndetësi dhe arsim dhe këto dy dikastere si e dini ende nuk kanë të integrume në sistemin e Republikës së Kosovës. Pra, nuk kemi bashkëpunim me shkollimin universitar, të mesëm, fillor dhe parafillor, njejtë me shëndetësinë primare dhe sekondare”- u shpreh Atiq.
Mitrovica e Veriut do t’i kthejë në buxhet të shtetit paratë që destinohen për Shëndetësi e Arsim konfirmon Drejtoresha për Financa, Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik, Mevlyde Peci Shala.
“Këto grante specifike janë të dedikume si për arsim ashtu edhe për shëndetësi. Në bazë të rregullave buxhetore na duhet me bo planifikimin e tillë. Sa i përket projekteve që i përmendet kur kemi ardhë na vitin e kalum, ato kanë qenë projekte egzistuese, nuk kanë dashtë me ardhë me bo buxhetin në bazë të kërkesave të tyre. Si vitin e kalum kthehen në Prishtinë. Vitin e kaluar diku 4 milion janë kthy në Prishtinë”- tha drejtoresha.
Ajo përfundoi se për ndërtimin e parkut rekreativ i cili do të përmban shtigje të biçikletave, trotuare dhe ndriqim publik është i paraparë buxheti në shumën prej 120 000 euro.
Përveç parkut, sipas drejtoreshës, në vitin 2025 , projektet të tjera janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore.