Brahimi: Persona të njëjtë kanë protestuar edhe në Leposaviq, edhe në Zveçan

Marigona Brahimi, gazetare e KTV-së, ka  thënë se persona të njëjtë që kanë qenë duke protestuar në Zveçan, kanë shkuar edhe në Mitrovicën Veriore, në ditën kur janë sulmuar dy qytetarë shqiptarë.

Ajo ka shtuar se po atë ditë ka qenë edhe një protestë në Mitrovicën e Jugut.

“Janë persona të njëjtë, ata që zakonisht njihen për tollovitë që shkaktojnë, janë të njëjtë që qëndrojnë në disa komuna siç është ky rasti” – tha Brahimi

Ajo më tej ka thënë se gjatë raportimit në protestat në veri ka hasur në vështërsi të shumta njëjtë sikur edhe kolegët e tjerë gazetarë.

“Kemi hasur në shumë vështirësi sepse është dashur që të qëndrojmë në mes të KFOR-it dhe protestuesve, pra s’kemi pasur hapësirë të rezervuar, ku do të mund të ishim më të sigurt, mirëpo ka pasur shumë raste kur kanë tentuar të na i kapin telefonët” – tha gazetarja Marigona Brahimi.

Ajo ka shtuar se për rastin ku është identifikuar personi që ka tentuar t’ia marrë asaj telefonin gjatë raportimit Policia ende nuk ka dhënë ndonjë informacion.

 

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave