Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Besa për Tetovën - LIVE
01.11.2021 - 20:32
Në balotazhin e zhvilluar dje në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Besa ka siguruar udhëheqjen në dy komuna, në Tetovë dhe në Zhelinë.
Bilall Kasami, i cili do të jetë në krye të Tetovës, në emisionin “Kallxo Përnime” flet për rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit dhe të balotazhit të 31 tetorit.
Çfarë do të ndryshojë në Tetovë nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa?
Pse dha dorëheqje kryeministri Zoran Zaev dhe a u konsultua me partnerët e koalicionit për dorëheqjen?
Pse partia e Zaevit humbi zgjedhjet lokale?
A do të bëjë Lëvizja Besa koalicion me VMRO-DPMNE?
Kasami flet për projektin për rrugën Prizren-Tetovë.