Alija: Qeveria në dialog me Serbinë të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se Prokuroria ka nevojë për një staf mbështetës, analistë, hulumtues e ekspertë të ndryshëm.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” tha se në prokurori ka qindra aktakuza për persona të dyshuar.

“Problemi kryesor nuk qëndron vetëm te prokuroria apo te numri i prokurorëve. Problemi kryesor është politik. Prokurori e ka bërë rastin gati qysh me arrestu personin por mosbashkëpunimi mes Kosovës e Serbisë është problem kryesor në mosefikasitetin e gjykimeve të krimeve të luftës” – tha Alija.

Ai shtoi se Qeveria duhet që në dialogun me Serbinë të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar

“Shkëmbim informatash mes prokurorisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë duhet të jetë diçka primare, nëse dojna me pasë rezultat” – tha tutje ai.

Ndryshe qindra dosje për krimet e luftës të cilat tashmë janë mbledhur, e bartur dhe priten që të hetohen nga 41 hetues policorë të Departamentit më të ri që funksionon në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ky Departament do të udhëhiqet nga ish-drejtori për Krime Ekonomike, Bashkim Spahiu, i cili deri në këtë vit shërbeu si shef i sektorit për migrim.

kallxo.com/gjate/me-shume-se-gjysma-e-hetuesve-te-rinj-per-krime-te-luftes-jane-pa-pervoje-ne-hetime/