Vaksinimi i nxënësve të gjimnazit “Xhevdet Doda” ka filluar sot

A ka hezitim nga prindërit për vaksinim të fëmijëve ndaj COVID-19?

Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinimin e grupmoshave nga 12 në 15-vjeç.

Një gjë ë tillë është mirëpritur në Kosovë, por ka edhe prindër që shprehin hezitim.

 Valbona Dermaku, pediatre në QKMF, ka thënë se në përgjithësi procesi i vaksinimit të fëmijëve po ecën mirë.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ajo tha se disa prindër kanë shprehur hezitim pasi mendojnë që vaksina shkakton sterilitet.

“Vaksinimi po ecën mirë, ka pasur raste kur prindërit kanë ardhur vetë për vaksinim të fëmijëve edhe para se të caktonte Ministria. Janë një numër i vogël i prindërve që mendojnë se vaksina shkakton sterilitet dhe shprehin hezitim”, tha Dermaku.

Vlera Dani, aktiviste për të drejtat e fëmijëve, tha se mungon informimi i duhur për vaksinim të fëmijëve.

Ajo tha se shumë bashkëmoshtarë të saj pengohen nga ana e prindërve për vaksinim.

“Mungon informimi për vaksinim, shumica nuk po hezitojnë t’i marrin, janë prindërit ata që e ndalin këtë proces, pasi prindërit bazohen në shkrime të disa portaleve”, tha Dani.

Rifadije Sopi-Krasniqi nga Këshilli i Prindërve e konsideron hap të ngutshëm nga Ministria vaksinimin e këtyre grupmoshave.

“Të shpërndahen më shumë informacine për rëndësinë e vaksinimit, është hap i ngutshëm ky proces, sidomos për grupmoshat 12+, dhe tek organizmi:, tha ajo.

Derisa, Arian Musliu theksoi se fëmijët janë ndjerë të përfshirë kur u futën në rend për vaksnim, kurse skepticizmi vjen nga lajmet e rrejshme.