Vlerat artistike të komunitetit Rom, përmes veshjes tradicionale

Qyteti i Prizrenit njihet si vend që ka më shumë pjesëtar të komunitetit rom. Njëra nga organizatat më të vjetra rome në këtë qytet është “Durmish Aslano”, e cila vepron që nga viti 1969 në fushën e kulturës teatrit dhe medias në gjuhën rome.

Veshjet popullore rome, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale dhe ruajnë vlerat e komunitetit rom.

Ato janë trashëgues të shumë elementeve që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme.

Veshja e një populli është ruajtur si element kryesor i kulturës shpirtërore, materiale e një përkatësie etnike.

Sjenur Veshall nga “Durmish Aslano” ka treguar që veshja rome është prit shumë mirë sidomos në veshjet folklorike.

Ai tha se veshja nuk duhet të ndryshohet sepse ato janë trashëgimi kulturore.

“Jemi shumë të kënaqur me veshjet tona se ato simbolizojnë një kulturë, një komunitet dhe një histori të gjatë. Komuniteti rom e ka një kulturë të begatshme dhe shumë të pasuruar. Veshjet janë shumë unike. Me përshkrim të një fjale përfaqësimi i komunitetit rom si një komunitet me vlera artistike”, tha ai.

Ky aktivitet është  prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e këtij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë  mënyrë nuk mund të  konsiderohet qëndrim i BE-së.