Talenti i 15-vjeçares për dizajn mode

Pasioni për modën e talenti për artin ka shtyrë Zana Islamin që të mirret me dizajn mode.

15-vjeçarja nga Mitrovica thotë se vizatimi për të është qetësi shpirtërore dhe shfaqje e imagjinatës dhe kreativitetit.

Dizajni është hobi i saj aktualisht por ajo planifikon ta shndërrojë në një profesion në të ardhmen. Talentin e saj për këtë fushë thotë se ia zbuloi kujdestarja në shkollën e saj.

Zana është nxënëse e gjimanzit “Frang Bardhi” në Mitrovicë.

Inspirimi i saj është Donatela Versace, një dizajnere e famshme italiane. E të preferuara e saj për të vizatuar janë fustanet solemn.

“Unë bëj një lloj përzierje të stileve te ndryshme por gjithmonë duke pare kërkesën dhe preferencat aktuale, anoj nga fustanet solemn. Harmonia e secilës vepër janë ngjyrat prandaj secili dizajn ka ngjyra që ju përshtatet eventit apo edhe stinës gjatë stinës se verës përdoren ngjyrat e ngrohta si e kuqe qe simbolizon zjarrin dhe ngrohtësinë kurse gjatë stinës se dimrit ngjyrat e ftohta si e kaltra qe jep ndjesinë e të ftohtit”, thotë ajo.

Ajo thotë se ëndrra e saj është që në të ardhmen të hap një lokal të saj.

“Unë në të ardhmen mendoj të studioj në këtë fushë deri në perfeksionimin dhe marrjen e informacioneve te mjaftueshme ku do me ndihmonin për realizimin e ëndrrave te mija”, shprehet ajo.

Autorja Gentiana Krasniqi është nxënëse e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.