Uji

Problemi me ujë të pijshëm në Gorazhdec

Banorët e Gorazhdecit shpesh ballafaqohen me problemin e cilësisë së ujit të pijshëm. Uji shpesh është i turbullt dhe i pamundur për t’u konsumuar. Gjatë stinës së dimrit këtë vit, për shkak të shkrirjes së menjëhershme të një sasie të madhe bore uji ishte në një gjendje të tillë.

Për një kohë të gjatë uji ishte shumë i turbullt dhe i ndotur. Kjo ka shkaktuar shqetësim edhe për shëndetin e banorëve.

Një ujë i tillë mund të ketë pasoja fatale për shëndetin sepse është përplot me baktere të ndryshme që janë ngushtë të ndërlidhura me sëmundje të ndryshme.

Kjo i detyroi qytetarët të blejnë ujë të ambalazhuar, gjë që ndikoi edhe në gjendjen e tyre financiare, marrë parasysh se është një kosto shtesë nga kostot e shumta.

Tani uji është në gjendje shumë më të mirë se sa që ishte. Megjithatë, ky problem rikthehet pas motit të keq, veçanërisht pas reshjeve të shiut.

Vendasit prej 20 vitesh nuk e paguajnë ujin, prandaj edhe cilësia e ujit prej shumë vitesh nuk kontrollohet nga askush. Inkasantët nuk e marrin gjendjen dhe nuk dërgojnë fatura për ujin e konsumuar. Ndërsa, qytetarëve u mbetet të shpresojnë se dikush më në fund do të merret me këtë problem dhe do ta çrrënjos atë.

Autorja Miljana Zlaticanin është nxënëse e gjimnazit “Sveti Sava” në Gorazhdec të Pejës.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.