Bledion Sejdiu, nxënësi i gjimnazit "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj

“Perëndimi i diellit në dimër”, një luftë e ngjyrave për mbizotërim (FOTO)

Bledion Sejdiu është një nga nxënësit e talentuar në pikturë në shkollën “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.

Më 13 dhe 14 nëntor, ai ka marrë pjesë në grupin e artit, i cili është udhëhequr nga Jetullah Sylejmani dhe Ilmi Sadiku, profesorë në gjimnazet, “Kuvendi i Arbërit” dhe “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj.

Tema e pikturave të cilat janë punuar nga nxënësit është “Perëndim dielli në peisazh dimëror”.

Bledioni ka pikturuar rrezet e diellit duke depërtuar në thellësi të pyllit, i cili është i mbuluar me borë.

“Por, këto rreze që tanimë janë ngrirë në reflektimin e dëborës”, ka përfunduar ai.

Ai në pëlhurë ka paraqitur një “luftë” mes ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta, që nxjerrin në pah drunjtë, zogjtë dhe qiellin që ka marrë ngjyrë nga perëndimi i diellit.

“Përmes kësaj natyre jam munduar të paraqes elemente në përpjekje për mbizotërim të njëra-tjetrës”, ka thënë Bledion Sejdiu.

Autorja Elsa Fejza është nxënëse e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.