‘Pasqyrimi i sistemit të arsimit në Kosovë’

Përmes një videoje të shkurtër, nxënësit tregojnë se cilat janë kërkesat e tyre sa i përket sistemit të arsimit në Kosovë dhe cilat janë pritjet e tyre.

Një ndër ankesat e para është që në Kosovë nuk ka sistem të arsimit që mësimdhënësit janë “all in for you” me këqyr çfarë talenti kanë nxënësit dhe që t’i udhëzojnë në bazë të talentit.

“Gjimnazi është shkollë ku mësojmë për shkenca dhe ish kanë mirë me pas laboratorë të kimisë apo diçka tjetër dhe atë eksperiment që po e shpjegon profesori, që po i duhen 40 minuta me tregu se çka bohet qysh e ndërron ngjyrën, t’i mundesh me pa për dy minuta. Kjo na ka lënë mbrapa, sepse jemi duke mësuar teori dhe vjen me një pikë ku të bëhet bajat mësimi dhe e lëshon mësimin, për këtë arsye suksesi i nxënësit është ra shumë”, thuhet tutje.

Në video tregohet se është parë edhe dhunë verbale që iu kanë bërë shoqeve dhe shokëve të shkollës dhe nuk kanë se ku të ankohen, pasi arsyetimi që marrin është se “hajt se ke bo diçka”.

“Nuk jam kanë te psikologu i shkollës së nuk ndihna i sigurt, tu e ditë do raste që kanë ndodh”, thuhet në video.

Frikë tjetër që nxënësit e studentët përjetojnë është papunësia.

“Ka shumë njerëz që e kanë kry profesionin edhe enden nëpër rrugë dhe me kualifikim shumë të lartë nuk janë punësu. Hala jam skeptike, hala tutna që muj me mbet një kohë të gjatë pa punë, që nuk ish kanë e preferuar për mu. Në moshë 22 vjeçare mos me gjetë punë dhe me u var prej pareve të familjes, është diçka që të pengon”, thotë një studente.

Pengesë tjetër në sistemin e arsimit janë “intervencat” kur notimi bëhet me të njohshëm dhe kur profesorët bëjnë dallime përmes gjinisë.

“Ka profesorë ku bëjnë dallime përmes gjinisë. Çikat i mundojnë më shumë. Djali pyetet me 3 ose 4 mësime edhe çikat me 10 mësime”, thuhet në këtë video incizim.

Dëshirë tjetër mbetet që shkolla të bëhet vend i sigurt që ngacmimet fizike ose ato përmes internetit që kanë lidhje me shkollën, do të donin që të largoheshin që të ndihen më të sigurt në shkollë.

Ky aktivitet është  prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e kë tij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë  mënyrë nuk mund të  konsiderohet qëndrim i BE-së.