Massachusetts Institute of Technology

Nxënësja nga Kosova pranohet në universitetin amerikan MIT për studiuar matematikë

Nxënësja nga Kosova, Era Syla është pranuar për të studiuar matematikë në një nga universitetet më të sukseshme në botë, Massachusetts Institute of Technology (MIT) në ShBA.

“Ky sukses i Erës para së gjithash është rezultat i talentit të saj për matematikë dhe i punës e përkushtimit të saj të palodhshme. Po ashtu, ky sukses i Erës do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale ” ka shkruar Shoqata e Matematikanëve në Kosovë.

 Era Syla ishte fituese edhe e Medaljes së Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020, duke u bërë fituesja e parë nga Kosova e një medalje në EGMIO.

MIT është një universitet privat  në Cambridge, Massachusetts dhe renditet si një nga universitetet më të njohura në botë.