FOTO- OJQ "Toka"

Mundësi për të rinjtë nga 12-17 vjeç në klubet e Super Vullnetarëve

Disa ditë më parë hapur thirrja që u mundëson të rinjve nga moshat  12-17 vjeç të angazhohen në 20 klubet e  Super Vullnetarëve.

Angazhimi në klubet e Super Vullnetarëve iu ofron mundësi për aktivizëm qytetar dhe mundësi të tjera për pjesëmarrje në ekskurzionet në Kosovë por edhe udhëtime jashtë vendit.

20 klubet do hapen nga nëntori dhe do jenë të shtrira në komunat Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Lipjan, Mitrovicë, Prishtinë, Skenderaj, Vushtrri.

Të rinjtë që dëshirojnë të jenë pjesë e klubeve duhet të aplikojnë deri me 4 nëntor.

Aplikimi është i thjeshtë vetëm klikoni në këtë link dhe ndiq procedurat e formularit.

Klubet e Super Vullnetarëve janë një model i provuar deri më tani në Kosovë.

Aktivitetet e tyre tashmë janë të prekshme siç është rasti i Super Vullnetarëve të shkollës Zenit  të cilët pasuruan bibliotekën e shkollës me dollape dhe libra, kanë bërë ngritje të fondeve për të ndihmuar bashkëmoshatarët për festat e fundvitit, kanë pastruar shtratin e lumit Llap dhe kanë ndërtuar ulëse dhe tavolina përreth lumit.

Një shembull tjetër i aktiviteteve të suksesshme të Super Vullnetarëve janë edhe aktivitetet e klubit “Rin’On”, të cilët kanë krijuar një kampanjë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual që quhet #Soshtkompliment.

Ata kanë mbajtur edhe debate për shëndetin mendor, kanë grumbulluar veshmbathje për familjet në nevojë e për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri si dhe janë përfshirë në çdo kauzë pozitive komunitare.

Duke pasur parasysh suksesin e deritanishëm të aktiviteteve prindërit dhe mësuesit inkurajohen t’i motivojnë fëmijët të aplikojnë dhe të jenë pjesë e super klubeve.

Klubet mbështeten nga OJQ ‘TOKA’ dhe World Vision Kosova, si dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.