Mbingarkesa e nxënësve me lëndët shkollore

Nga rreth 60 nxënës të shkollave të mesme në Gjilan, 81 për qind e tyre mendojnë se ka mbingarkesë me lëndë të shumta mësimore.

Përmes një hulumtimi të vogël të bërë përmes intervistave dhe pyetësorëve, janë shfaqur problemet e mbingarkesës së nxënësve me lëndë mësimore.

Pajtim Rashiti profesor në gjimnazin natyror në Gjilan është pyetur se shpesh paraqiten nxënësit të stresuar për shkak të numrit të madh të lëndëve mësimore.

“Nuk është që shfaqen shpesh”, tha ai.

Të kundërtën e tha Linda Fazliu profesoreshë në gjimnazin natyror në Gjilan. Ajo tha se shpesh herë nxënësit paraqesin këtë brengë.

“Ndodh shpesh herë që nxënësit të jenë të stresuar për shkak të lëndëve mësimore.  Ata konsiderojnë që programi mësimor është i mbingarkuar. Kjo është më e thekuar kur janë testet dhe koha e vlerësimit”, tha ajo.

Nazim Gagica drejtor i Arsimit në Gjilan, tha se nuk kanë pasur ndonjë ankesë.

“Nuk kemi pas ndonjë ankesë. Përderisa nuk kemi bo hulumtim analizë ne nuk mund të themi që është një prej pengesave.. Ne mund të japim sugjerimet tona bazuar në kërkesa dhe ankesa të nxënësve ne mund ta bartim në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Gagica.

E Hasije Korça profesoreshë në shkollën e mjekësisë në Gjilan tha se nëse flet në cilësinë e prindit nuk mund t’iu vë faj fëmijëve kur ankohen për lëndë mësimore që kanë shumë, për shkak se sipas saj ora mësimore është me kohëzgjatje shumë të shkurtër.

“Duhet të bëhet selektim i lëndëve për drejtime të caktuara”, tha ajo.

Në një pyetësor të bërë me rreth 60 nxënës të shkollave të mesme në Gjilan këto janë rezultatet e pyetësorëve.

81 për qind e nxënësve mendojnë se ka mbingarkesë me lëndë të shumta mësimore.

77.6 për qind mendojnë se janë shumë të ngarkuar me lëndë mësimore.

89.7 për qind ndihen të stresuar për shkak të numrit të lëndëve mësimore.

91.4 për qind ju ka ndodhur që mos të kenë mundësi të përgatiten mjaftueshëm për shkak të lëndëve të shumta mësimore.

93.1 për qind mendojnë se në shkollë ka lëndë që nuk do tu shërbejnë fare në të ardhmen.

Në pyetjen se sa jeni të sigurt rreth karrierës që do e ndiqni në të ardhmen  51.7 për qind janë shprehur se janë pak të sigurt. Ndërsa, 29.3 për qind janë shprehur shumë të sigurt.

69 për qind të nxënësve të anketuar kanë thënë se janë ankuar tek profesorët ose prindërit rreth mbingarkesës me lëndë mësimore.

93.1 për qind kanë thënë se do ta zvogëlojnë numrin e lëndëve të cilat i mësojnë në shkollë.

Videon e hulumtimit mund ta ndiqni në këtë LINK.

Ky aktivitet është prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e kë tij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë  mënyrë nuk mund të  konsiderohet qëndrim i BE-së.