Historia e vetëvrasjes, pas përjetimit të dhunës në familje

Vetëm në vitin 2020 në Kosovë u vetëvranë 39 persona dhe nga këta 38 ishin meshkuj.

Në vitin 2020 janë raportuar 3 mijë e 500 raste të dhunës në familje nga të dy sekset, viktima të dhunës janë gratë dhe burrat.

Në një film të shkurtër tregohet jeta e një vajze në Kosovë.

“E unë bija jote, turpërohesh të më thërrasësh kështu moj Kosovë nanë e babë e patriarkat. Vinim nga e njëjta familje unë e vëllai im, dallgët e së cilës i bëri ballë vetëm njëri nga ne. Isha tri vjeç kur për herë të parë babi im harroi si ta ledhatoj nënën. Harroi të na donte të na puthte e të na përqafonte. E nëna ime harroi se nuk e meritonte të binte në tokë nga fuqia e një burri ndërsa mua sytë mi mbulonte”, thotë vajza.

E historia nuk ndryshoi as kur vitet po ecnin.

“Isha 5 vjeç kur hapi sytë vëllai im sykaltrosh e kur për herë të parë e pash krenarinë në fytyrë n e babait tim. Nashtë, thash me vete, ndoshta i kujtohet përsëri roli i tij në këtë shtëpi. Me 7 vjeç isha unë ajo që ia mbuloja sytë e veshë e vëllait tim. E duart e nënës time, veçse ishin bë re të tejdukshme për mua. Me 8 vjet për herë të parë e drejtoi pushkën lodër nga unë vëllai im. Piuuu bërtiti ai gjerë sa unë i bëja detyrat e shtëpisë me mund. Asokohe nuk e kuptoja pse e kishte bërë atë gjest por tani e dija që veçse ishte ndikuar nga babi im, i cili me aq modesti tregonte se si e kishte lënduar nënën time mbrëmë“, vazhdon historia.

Vajza tregon se kur ishte 9 vjeç kur e pa babain në sytë  e vëllait të saj.

“Mos fol bre fort ti çikë, tha ai e atëherë nuk dinte as ta germëzonte emrin e vetë. Të njëjtat fjalë mi tha edhe babai im pas disa orësh, e atëherë e kuptova se ishte duke e thelluar vëllain tim në greminën e vetmisë së tij”, tha ajo.

Në moshën 18 vjeç, vajza tregon se si u largua bashkë me vëllain e saj nga shtëpia.

“Me kurajo në shpirt shkova ta zgjoja vëllain tim. Të lutem eja me mu sa s’është vonë se du mu krenu që nesër femrës dorën ja ke qu. T’lutna se vetës kurrë s’ja fali me ditë që njëjtë si ai ke përfundu. Në dhomën tjetër flinte nëna ime e për herë të parë nuk mu dhitmë që nga gjumi e zgjova. Të lutem nanë hajde me neve se boll mo përjetove tmerre. Përgjëro unë e përgjëro vëllai, prapë se prapë kapakun e syrit se lujti. Krejt çka kam unë jeni ju e nëse unë vi e di që edhe ai s’ka me na lan pa na kërku veç një amanet po jav lo, që  nipat e mi një jetë shumë ma të mirë se që kisha unë, me ua ofru”, tha ajo.

Me 100 lot që ende e spërkatin dyshemenë, vajza e djali kaluan nga pragu i shtëpisë për të mos e pa kurrë më.

Vajza thotë se i lutej vëllait t’i thërriste mendjes dhe mos të harroj se çka i kishim premtuar njëri tjetrit.

“Isha 28 kur për herë të parë i rrisja fëmijët e mi ashtu siç i kisha premtuar nënës sime dhe mendoja se për herë të parë në jetën time sprovën më të rëndë e kisha kaluar. E kisha një burrë për qefi një vajzë dhe një djalë edhe vëllai im ishte më mirë dhe kishe gjetë një gocë me të cilën donte ta kalonte jetën e tij. Çdo ditë i shkruaja dhe ia sillja nëpër kokë që mos të harronte të pinte ilaqet. I mendoja fjalët e më hershme”, tha ajo.

Ajo tha se kishte nevojë ta shoh vëllain e saj.

“Vëllun tim kisha nevojë ta shihja, dera e tij ishte si gjithmonë … por askush su lajmëronte. Hajde kthehemi, tha burri im, por gjëja e fundit që doja ta bëja ishte që të largohesha”, përfundon historia në të cilën dëgjohet një krismë ku vëllai i saj kishte bërë vetëvrasje.

Ky aktivitet është prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e këtij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet qëndrim i BE-së.