Futbollistja që inkurajon vajzat të merren me këtë sport

“Futbolli është pjesa me e rëndësishme e jetës, ku përveç aktivitetit aty kam gjetur edhe familjen time të dytë”, kështu shprehet 16-vjeçarja nga Skenderaj, Albina Gegaj, e cila luan në një klub të vajzave.

Albina ka filluar që të luaj më ketë sport rreth tetë vite më parë, por si lojtare profesioniste thotë së ka filluar që nga mosha 11-vjeçare.

Klubi i parë në të cilën ajo ka luajtur ka qenë klubi i vajzave ‘Drenica’, më pas tek klubi ‘Shqiponja’, ndërsa aktualisht është në klubin e vajzave të Drenasit, “Feronikeli”.

Ajo e kujton trajerin e saj të parë – Fisnik Lushtakun, i cili e ka përkrahur të arrijë deri këtu.

Albina inkurajon të gjitha vajzat kosovare që e kanë ëndërr këtë sport mos të ndalen së luftuari, ndonëse shton se numri i vajzave që merren me këtë sport është mjaftë i lartë.

“Një efekt pozitiv është shfaqur në vendin tonë se numri vajzave që luajnë futboll është mjaft i madh dhe me mbështetje më të madhe sigurisht nga familja, nga rrethi shoqëror”, tregon ajo.

Autorja është Florentina Lekaj, nxënëse në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.