Çka është analfabetizmi funksional dhe si të trajtohet?

Në vitin 2011 rreth 55 mijë banor nuk dinin shkrim e lexim sot analfabetizmi është në rënie, ndërsa analfabetizmi funksional mendohet se është në rritje. Analfabetizmi funksional ka të bëjë me personat që dinë shkrim lexim por jo deri në atë masë ku mund të mendojnë në mënyrë kritike.

Kjo ndikon shumë në aftësitë e tyre për të shprehur mendimet dhe komunikuar lirshëm në biseda komplekse.

Këta persona ballafaqohen edhe me problem në karrierë. Këto sfida vërehen edhe gjatë zhvillimit si fëmijë ku në tema dhe diskutime më të komplikuara ata e kanë të vështirë të kyçen.

Analfabetizmi funksional vjen pas edukimit jo të mirëfilltë si në rastet kur një personi nuk iu është parashtruar një problem që kërkon analizë të thellë dhe shfrytëzim të mendimit kritik për t’u zgjidhur.

Analfabetizmin funksional ekspertet e çështjeve të edukimit e definojnë kështu:

“Analfabetizmi iu referohet gjithë atyre personave që nuk dinë as shkrim as lexim. Kurse analfabetizmi funksional është më vështirë të identifikohet. Statistikat që janë bërë më së shumti janë bërë me matjet 15 vjeçare pasi në analfabetizmin funksional personat dinë të shkruajnë dhe lexojnë por që nuk ndihmojnë në zhvillimin e karrierës së tyre apo në zhvillimin jetësor të tyre. Sidomos nuk kontribuon asgjë në shoqërinë e përbashkët”.

Nëse e krahasojmë me testin ‘PISA’ që është bërë në Kosovë dhe shumica kanë rezultuar shumë dobët kjo ka të bëjë me analfabetizmin funksional.

Këtë gjë duhet ta adresojmë tek ekspertët psikologjik sepse ata dinë ndikimin pedagogjik, ndikimin e informacioneve nga fëmijëria.

Qysh nga fëmijëria duhet t’i edukojmë fëmijët duke ua zhvilluar mendimin kritik që ata çdo gjë që e marrin mos ta marrin si informacion të saktë por ta gjykojnë në formë kritike dhe pastaj të rezultojnë si informatë të saktë dhe të duhur për jetën e tyre.

Analfabetizmi funksional mund të jetë term i ri në përdorje por pasojat si rezultat i tij janë të mëdha. Mendimi kritik të promovohet në shkolla e institucione.

Mendimi kritik rritet duke bërë pyetje që analizojnë më thellë temën që diskutohet.

Ky aktivitet është prodhuar me përkrahen e BE. Përmbajtja e kë tij projekti është përgjegjësi e Akademisë jCodes dhe BIRN dhe në asnjë  mënyrë nuk mund të  konsiderohet qëndrim i BE-së.