Nxënësja e gjimnazit "Dr.Shaban Hashani", Elsa Fejza

"Arti si qëllim për formësimin e jetës" (FOTO)

Elsa Fejza është një nxënëset e shkollës “Dr.Shaban Hashani”, e talentuar në pikturë.

Më 13 dhe 14 nëntor, ajo ka marrë pjesë në punëtorinë e artit, e cila është organizuar si bashkëpunim i dy shkollave të mesme të Ferizajt, “Dr.Shaban Hashani” dhe “Kuvendi i Arbërit”.

Këtë punëtori e kanë udhëhequr Ilmi Sadiku dhe Jetullah Sylejmani, të dy profesorë të shkollave përkatëse.

Tema e kësaj punëtorie ka qenë pikturimi i peisazheve të natyrës, përderisa nxënësit kanë punuar në përlhurë me ngjyra akrilik.

“Ne si synim kishim që të japim mesazhe të ndryshme për artin dhe natyrën”, ka thënë Fejza.

Dëshira e nxënëses Elsa Fejza është që të inspirojë të tjerë për të ndjekur ëndërrat e tyre edhe nëse kanë frikë.

Ajo e konsideron shumë të rëndësishëm artin për të.

“Sepse qëllimi i artit është t’i jap formë jetës”, ka theksuar Fejza.

Nxënësja e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” ka bërë thirrje që të vlerësohet më shumë arti.

“Sepse arti ka vlera të jashtëzakonshme, po të fillojmë të flasim për artin nuk do të gjejmë fjalë të mjaftueshme”, ka përfunduar Fejza.

Pikturë e realizuar nga nxënësja Elsa Fejza, Foto: Elsa Fejza

Autorja Elsa Fejza është nxënëse e gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.