Arti nga pena e talentit nga Gjakova

Ka qenë në klasën e dhjetë kur Erion Sylemetaj nga Gjakova hapi ekspozitën e tij të parë me piktura.

18 vjeçari merret me vizatime me laps dhe pikturë e portrete.

Artin e konsideroj si shprehje të imagjinates, ndjenjave dhe kreativitetit tim”, thotë ai. 

Talentin e tij e ka zhvilluar vetvetiu pa mbajtur ndonjë kurs të artit.

Erioni është fitues i disa garave. Pikturat janë të preferuarat e tij.

“Edhe pse është më e vështirë, është shumë më interesante dhe më e bukur”, shprehet Erioni.

Punimet e tij janë të shfaqura edhe në shkollë. E nga një mori punimesh nga pena e tij, më e preferuara e Erionit është portreti i shkencëtarit Albert Einshtan, të cilën e cilëson edhe kryeveper.

“Piktura e fundit gjendet tek familja e dëshmorit Elton Zherka, kam bërë një mural, kam marë pjesë në ekspozita të ndryshme qysh në moshë të re, si dhe e kam hapur ekspozitën time të parë personale në klasën e 10”, u shpreh ai.

Erioni thotë se artin nuk do ta lërë anash, dhe shpreson që një ditë të jetë një prej figurave kryesore në fushën e artit.

Autori është Erion Sylemetaj, nxënës në gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.