Punim nga Blinera Vitija

Arti me fije pambuku (FOTO)

“Makrame” quhet një lloj i veçantë i tekstilit, në të cilin po e praktikon thurjen një 18-vjeçare nga Prishtina.

Madje në Kosovë kjo është teknikë e re në treg dhe ende nuk është shumë i popullarizuar.

“Makrame” është një punim i cili realizohet me lidhjen e nyjeve të një peri pambuku.

Më anë të lidhjes së nyjeve, Blinera Vitija realizon copa të ndryshme, përfundimi i të cilave mund të jetë çantë, rrip, veshje, këllëf jasteku ose aksesorë të tjerë të ndryshëm për shtëpi.

Ajo me këtë art ka filluar për tashmë dy vjet.

Mësimin për punimin e tyre e mori duke shikuar video në internet.

“Për shkak së është një teknikë krejtësisht e re stilimi në Kosovë, të punoj makrame e kam mësuar në internet. Nga videot e ndryshme të shpërndara në rrjete sociale fillova ta praktikoj kështu këtë teknikë qysh para 2 viteve, që nuk zgjati shumë dhe e përfeksionova”, thotë ajo.

Pas një kohë edhe filloi që ato t’i shiste për të interesuarit në këtë lloj stili.

18-vjeçarja është studente e gazetarisë në “Universitetin e Prishtinës”.

Punim nga Blinera Vitija
Punim nga Blinera Vitija
Punim nga Blinera Vitija

Autorja Elsa Ahmeti është nxënëse e gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.