Arti Lokaj, aktori i ri që thotë se do të plaket me këtë profesion

Edhe nëse i duhet të hipë në disa trena rradhazi për të arritur në audicion, Arti Lokaj nuk ndihet i demotivuar për ta jetësuar secilin rol që i ipet.

Pa kaluar klasën e gjashtë, i riu nga Prishtina që po jeton në ShBA ka të qartë vizionin për karrierë duke e konsideruar aktrimin profesion “për të cilin është lindur”.

Kinematografia konsiderohet të jetë njëra ndër fushat më të suksesshme të artit në Kosovë, duke bërë që kinematografët e aktorët shpesh të vendosin në hartë Kosovën nëpër festivale të ndryshme botërore.

Një kategori e veçantë e talentëve nga Kosova përfshin fëmijët e jashtëzakonshëm që në moshë shumë të ri kanë nisur dhe zhvilluar karrierë të bujshme në film.

 10 vjeçari Lokaj ka marrë pjesë në 6 filma dhe performancën e tij të parë e ka pasur në filmin “ The rooftop story” kur ishte vetëm 6 vjeç.

Arti mori pjesë në shumë audicione ku pati sukses dhe arriti të marë role në filmat :“Gardhi “ , “ Fusha e mëllenjave”  dhe “ Shpia e Agës “.

 Roli më i veçantë për Artin është roli i “Agës” tek filmi “Shpia e Agës”

 “Roli i Agës më pëlqen më shumë sepse  nisa të ndihem sikurse vet djali i cili ishte në kërkim tê babit. Nisa të mendoj jetën time ashtu sikurse vet roli dhe ndihesha sikur të më ndodhte me të vërtetë ajo storie. “, rrëfen Lokaj.

 Tematika e filmit “Shpia e Agës” paraqet kohën gjatë luftës në Kosovë.

 Pasi Arti nuk e ka përjetuar luftën  e vitit 1999, thotë se për të kuptuar realitetin e kohës pati  ndihmë shumë të madhe nga regjisorja Lendita Zeqiraj .

Ai ka rrëfyer edhe eksperiencën e xhirimit në terren të vështirë.

 “Kam punuar shumë gjatë me regjisoren Lendita Zeqiraj e cila më ka trajtuar sikur familje. Ka punuar shumë me mua diku rreth 2 muaj para xhirimeve. Me rolin në filmin Aga, kam pasur vetëm një veshje dhe xhirimet gjatë nates kam pas shumë ftohtë dhe është dashur te xhirojmë në mal.”, tregon Lokaj.

 Si një 8 vjeçar, Arti thotë nuk e ka pasur të lehtë punën në atë film por që është shumë i kënaqur me rezultatin.

Kulturën e punës të kombinuar me pasionin e madh për aktrimin, Arti po e tregon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po jeton momentalisht.

Së fundmi Arti ka fituar një rol në serialin e njohur amerikan “ Madam Secretary” .

Ai rrëfen për KALLXORinia emocionet para audicionit që do ta sillte në skenë ndërkombëtare.

“Kur shkova në audicion isha i vetmi pa skenar në dorë sepse e kisha memorizuar. Isha shumë komod sepse i thoja vetes, “ ti je i mirë ke përvojë mos u tut”. Dhe sapo përfundova audicionin regjisori kërkoj të takohet me mamin dhe e dita se e kam fituar rolin.

 Edhe pse i ri Arti arrin të përgatitet dhe ta menaxhojë punën e lodhshme prej aktori .Ai tregon për procesin se si e mëson skenarin dhe përgatitet për role.

 “Lexoj skenarin, ushtroj me mësuesin tim që e kam për zë dhe monolog. Është  angazhim i madh sidomos  disa ditë para audicionit. Kurse më  pas për rol punoj me regjisorët.Punoj edhe me mamin, ajo më ushtron gjatë gjithë kohës në shtëpi, futemi të dytë në rolet e skenarit dhe na bëhet përditshmëri kështu që  natyrshëm më  pas edhe e mbaj në mend”, shpjegon Arti.

 Arti ka marë pjesë edhe në shumë festivale vendore e të huaja si :“Doku Fest “ , “Vimeo Film Festival “ ,“ Hamptons International Film Festival” ,” Palm Springs” etj.

“Ka qenë eksperiencë shumë e mirë sidomos për herë të parë kur morra pjesë në  Palm Springs në Kaliforni. Ishte diçka  që më dha të kuptoj rëndësinë e pjesëmarrjes nëpër festivale dhe mundësitë që të ipen nga aty“, thotë Lokaj.

Aktori i ri është duke e vazhduar karrierën në Amerikë ku është duke punuar me  agjencinë prestigjioze “ Jordan , Gill and Dornbaum” që merret me talentët e rinjë në fushën e aktrimit.

Edhe pse industria amerikane ka dallim nga ajo në Kosovë , Arti nuk mendon të ndalet së ndjekuri ëndrrat në këtë profesion.

 “ Ështe e zorshme, sepse kërkon shumë përkushtim është industri e madhe që  nuk duhet të ndalesh, është maratonë. Por mami është duke më shtyrë me të madhe, angazhohet shumë me mua nëpër mësime per monologje e vokal. Gjatë dimrit na duhet të marrim deri në 3 trena për të shkuar nëpër audicione. Nuk e kam menduar që është kaq e zorshme. “, thekson ai.

Këtë profesion, Arti e ka marrë me seriozitet të madh dhe për tu zhvilluar edhe tutje profesionalsht synon të ndjekë është shkollimin në këtë fushë. 

“Me që kam nisur si shumë i vogël qysh në moshën 6 vjeçare, më  duket sikur tërë jetën jam marrë me aktrim. Tashmë di se cili do te jetë profesioni im. Tani kam konkuruar edhe për shkollë  të aktrimit e cila fillon prej klasës së VI në prill do ta marrim pergjigjen nëse jam pranuar. Unë nuk do të merrem me asgjë tjeter pos me aktrim. “ përfundon Arti.

 Përveç Artit, skena kosovare ka parë edhe suksese tjera  të mëdha në kinematografi siç është rasti me filmin “ Shok”.

Performanca e dy të rinjve Andi Bajgora dhe Lum Veseli u vlerësua si e jashtëzakonshme.

Këta të dy aktorë që në moshë kaq të re arritën të jenë pjesë e ceremonisë më të madhe të artit filmik “ Oscars” në vitin 2016.

Ja vlen të përmendet edhe aktori i ri Val Maloku i cili në moshën 12 vjeçare pati performancë të shkëlqyer në filmin “ Babai” i cili pati sukses të madh në festivale ndërkombëtare si “ Film Fest” dhe “ Karlovy Vary” . 

Talenti i tij u vërejt edhe ndërkombëtarisht dhe pas një viti fitoi një rol në filmin “ Zookeper’s wife “ krahas aktorëve të mëdhenj si: Jessica Chastain.

Autorja Donarta Uka është nxënëse e  klasës XI-5 nga gjimnazi “Eqrem Çabej”, në Prishtinë. Artikulli është prodhuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente të veçanta në fushën e gazetarisë hulumtuese”, të përkrahur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit